Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka qenë i kënaqur për mënyrën se si Serbia ka arritur të largojë pikën 10 nga marrëveshja në Uashington, pa humbur asgjë. Pika 10 kishte të bënte me njohjen reciproke.
“Në versionin e parë ishte një pikë ekspliticite që kërkonte njohje dhe pastaj merrnim garanca për komunitetet. Por e dinim që nga fillimi që do kishim pasoja në marrëveshje që do të dilnin si fitore e Serbisë”, thotë ai.
“Po ashtu, në marrëveshje thuhej se Ujmani do të ndahej sipas marrëveshjes. Në këtë dokument pikën më të rrezikshme e kam për pikën për Ujmanin. Mirë që ajo është ndryshuar. Kemi ngulur këmbë në këtë. Kam pasur vërejtje edhe për mënyrën se si është hequr pika 10 pa marrë një ekuivalencë për kërkesën e Serbisë. Pra ata morrën atë që deshën ndërsa ne nuk fituam asgjë. As versioni i tanishëm nuk duhet të na kënaqë. Kjo marrëveshje lë shumë të panjohura. E di që është në interes të Kosovës që i gjithë liqeni të jetë në kontroll tonin. Por Ujmani është gati 20% në pjesën e Serbisë. Por ka rreziqe dhe të panjohura. Është dashur ndoshta që të përdoret si ekuivalencë kur është larguar pika 10 në marrëveshje. E kemi shmangur Serbisë që të jetë palë direkte se do të na kushtonte shumë. Ja kemi lënë një ndërmjetësi, por prapë se prapë ka mbetur pikë pezull”, shtoi ai në RTV Dukagjin.