Arrestohet një person në Zhilivodë të Vushtrrisë për kultivimin e bimëve narkotike

Është arrestuar një person i dyshuar në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë për veprën penale kultivim i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit.

“Pas kompletimit të të gjitha informacioneve relevante me urdhër të prokurorisë kompetente nga njësitet e anti-drogës së PK-së në Mitrovicë, dhe njësitë tjera mbështetëse është realizuar kontroll në shtëpinë e personit të dyshuar dhe objekteve përcjellëse”, njofton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar prova/dëshmi të ndryshme të evidentuara si vijon:

1. Një Pushkë gjuetie e punuar në mënyrë artizanale pa numer.
2. Gjashtë fishek të pushkës së gjuetisë
3. Pesëdhjetë e tetë (58) Bimë të dyshuara narkotike e llojit Kanabis Sativa me gjatësi prej 70 cm
4. Gjashtë (6) Bimë të dyshuara narkotike e llojit Kanabis Sativa me gjatësi prej 1.50cm.

Sipas rekomandimeve me prokurorin kompetent janë inicuar rastet.

Ndërsa, bimët janë fotografuar, evidentuar dhe me pas janë shkatërruar, ndërsa personi i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.