Kryeministri Albin Kurti, ka publikuar vendimin për heqjen e taksës 100 për qind për lëndën e parë e cila importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ai nuk ka treguar se në votim nuk kanë marr pjesë ministrat e LDK-së, kur dihet se qeveria ka Kryeministrin, dy zëvendëskryeministra dhe 15 ministra, shkruan www.gazetastop.com.
“U votua me 10 vota për dhe 2 abstenime Vendimi për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Sonte, nga ora 24:00 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, 1, 31, 3, 4, 5 dhe 6, për importimin e lëndës së parë. Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%”, ka shkruar kryeministri Kurti në profilin e tij, në Facebook.