Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani nuk është në dijeni se çfarë do të diskutohet në Bruksel.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e ka cilësuar si arrogant kryeministrin, Avdullah Hoti.
Duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të tij se Osmani gjithmonë e ka pasur gabim, kryeparlamentarja tha se shefi i ekzekutivit nuk e di se çfarë flet.
“Zotri Hoti nuk e di çfarë flet dhe kjo qasja arrogante e tij është për te ardhur keq siç është një kryeministër vendit dhe nëse i kthehemi mbrapa historisë do ta shihni sesa herë kam qenë kundër një gjëje, zotri Hotit dhe shokëve të tij iu janë dashur gjashtë vite dhe pastaj kamë ardhur aty ku kam qenë unë”, tha ajo.
Osmani pasi mori pjesë në një aktivitet për ndihëm juridike falas, të hënën e akuzoi Hotin edhe për mungesë transparence në dialogun Kosovë-Serbi.
“Kur unë e kritikoja koalicionin me PDK ata e përkrahnin pastaj erdhën të fjalët e mia, unë e kritikoja zgjedhjen e presidentit ata e përkrahnin dhe pastaj erdhën të fjalët e mia”, tha Osmani.
Kryetarja e Kuvendit kërkoi nga kryeministri që në takimin e sotëm në Bruksel mos të hap tema që dëmtojmë sovranitetin dhe integritetin e vendit.
“Delegacioni atje e din se disa tema nuk do të diskutohen, siç nuk munden të diskutojnë për çështje që ka të bëjë për sovranitetin e vendit që ka të bëjë me territorin e vendit dhe asesi nuk guxojnë të rrezikojnë funksionalitetin e brendshëm të Kosovës”, tha ajo.
“Prandaj këto janë vija të qarta të kuqe dhe kushdo qoftë e ka për obligim t’i respektojë. Kurse sa i përket temave specifike meqenëse nuk kemi njoftim zyrtar si Kuvend se cilat do jenë temat është vështirë të përgjigjem për pritshmërinë”, tha Osmani.
Derisa tha se është duke diskutuar për mundësitë e thirrjes së një seance ku do të raportonte kryeministri për marrëveshjen e Uashingtonit.