Adrola Dushi është ndër personazhet e estradës shqiptare që pëlqehet në masë të madhe.
Përpos postimeve të përditshme, ajo ka arritur të rrëmbejë zemrat e mijëra fansave edhe përmes paraqitjeve televizive.
E zgjedhur si “Miss Universe Albania” në vitin 2012, Adrola edhe pse jo kurorë, një epitet të tillë e mban edhe në ditët e sotme.
Në disa postime në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka dëshmuar se di të tërheq vëmendje me pozat e reja.
E ulu në gurë, modelja shqiptare është shfaqur vetëm me të brendshme, teksa mbi vetes ka një bluzë transparente.
Derisa ka theksuar edhe linjat trupore, Adrola ka përdorur edhe një makijazh me shkëlqim, që i vinte në pah tiparet e fytyrës.
Ajo së fundmi ka reaguar edhe për komentet që po i bëhen për jetën sentimentale, duke mohuar çdo spekulim për ndonjë lidhje të saj.