Gjermania ka regjistruar më shumë se 18 mijë e 400 të infektuar me koronavirus. Nga numri i përgjithshëm janë raportuar 53 viktima.
Numri më i madh i të prekurve shënohen në krahinen Nordhein Westfallen, me 6 mijë e 200 raste.
Pastaj vjen krahina e Bavarisë me 3 mijë e 100 dhe Baden Wuttemberg me më shumë se 2 mijë e 700 raste.
Përveç 53 viktimave, dy gjermanë humbën jetën jashtë vendit pasi u infektuan me COVID-19, raporton N-tv.de përcjell Klan Kosova.