Një person është plagosur me thikë gjatë një përleshje mes disa personave në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë.
Siç njofton PK, në raporton 24 orësh, edhe gjatë kësaj përleshje janë lënduar dy persona. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë
“ Është raportuar se ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave, si pasojë dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime. Njëri prej viktimave kishte marr lëndime të rënda trupore nga ndonjë mjet i mprehtë – thikë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për të arrestuar”.