Në Kosovë me COVID-19 që nga 13 marsi deri tani janë prekur 14 mijë e 27 persona, prej tyre 10,431 janë shëruar ndërsa aktive janë 3,040 raste, transmeton Klan Kosova.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës thuhet se kanë ndërruar jetë 556 persona.
Në raportin e IKSHPK-së, për 24 orë janë shënuar 117 raste të reja, ndërsa u raportua për 5 raste të vdekjes me SARS CoV2 pozitiv.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Pejë 9 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Ferizaj, Han i Elezit, Lipjan, Obiliq, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.