Grenell kritikon mediat amerikane që s’raportuan për marrëveshjet e Kosovës dhe Serbisë


Emisari Special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka kritikuar mediat amerikane që nuk kanë raportuar për marrëveshjet ekonomike që Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dje me SHBA-të.

“Me të vërtetë nuk mund të gjej asnjë media të vetme amerikane që ka raportuar për përmbajtjen e marrëveshjes historike Serbi-Kosovë. Prandaj, lexojeni opinionin tim mbi atë çka janë dakorduar këto dy shtete. Falemnderit Donald Trump”.

Në këtë cicërimë ambasadori Grenell e ka bashkangjitur edhe një opinion të tij shkruar për “The Hill” që tregon me detaje se çfarë marrëveshje nënshkruan dje në Shtëpinë e Bardhë kryeministri kosovar Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq në prani të presidentit amerikan Donald Trump.