Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, me metodën RT-PCR, pasi janë testuar 5 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2, ka dalë se një prej tyre është pozitive.
Sipas IKSHPK-së, rasti i sotëm është rast kontakti nga Komuna e Malishevës, fshati Llashkadrenoc, i gjinisë mashkullore të moshës 67 vjeçare.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) thotë se po e përcjellë me vigjilencë të shtuar situatën epidemiologjike me COVID-19, po monitoron të gjitha rastet e kontakteve dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetizolim shtëpiak.