Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar vendimin sipas të cilit nis plani i tij për heqjen e taksës, duke e zëvendësuar me reciprocitet.
Burime të KOHËS brenda Qeverisë kanë thënë se vendimi për heqjen e taksës për lëndën e parë të produkteve me prejardhje nga Serbia dhe nga Bosnjë-Hercegovina, pritet të diskutohet në mbledhjen e Qeverisë, që pritet të mbahet sot gjatë ditës.
Ky vendim i Kurtit vjen vetëm dy ditë pasi LDK-ja nisi procedurën për shkarkim të Qeverisë, ku u tha se një ndër arsyet është edhe mos heqja e taksës, por që partneri i Vetëvendosjes në Qeveri insiston se kjo duhet të hiqet krejtësisht e jo siç ka paralajmëruar Kurti me disa faza.