307 pacientë me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të premten se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale të Kosovës janë duke u trajtuar gjithsej 401 pacientë.

Prej tyre, 307 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se 5 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 22 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 271 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u shënuan edhe 119 raste të reja me koronavirus dhe 3 viktima.

 Më poshtë gjeni raportin e detajuar të numrit dhe gjendjes së pacientëve të infektuar me koronavirus të cilët po trajtohen nëpër klinikat e QKUK-së dhe në spitale rajonale.