Kosova merr vetëm një pikë ndaj Moldavisë

Kosova nuk ka arritur të rrëmbejë pikët e plota ndaj Moldavisë, në kuadër të Ligës së Kombeve, Liga C – Grupi 3.

Kosova dominoi këtë takim, megjithatë ndau pikët me Moldavinë pas barazimit prej 1 me 1.

Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes Nicolaescut, i cili shënoi në minutën e 20.

E për Kosovën shënoi Benjamin Kololli në minutën e 71 të ndeshjes, pas asistimit nga Valon Berisha.

Me barazim ka përfunduar edhe ndeshja tjetër në këtë grup ndërmjet Sllovenisë dhe Greqisë, që përfundoi pa gola.

Ndeshjen e radhës Kosova e luan ndaj Greqisë, të dielën në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.