Vdes një grua nga Vitia, e infektuar me koronavirus

Një grua nga komuna e Vitisë ka humbur jetën sot si pasojë e koronavirusit, njofton drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli.

Viktima është nga fshati Pozheran i Vitisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në këtë komunë nuk është shënuar asnjë rast i ri me koronavirus, ndërsa një i infektuar është shëruar. 

“Sipas rezultateve të IKSHPK-së, Vitia sot nuk ka raste të reja me COVID-19. Sot kemi një të shëruar nga COVID-19, i shëruari është nga Remniku”, njofton Kadolli, transmeton Gazeta Sinjali. 

Numri i të infektuarve deri më sot në Viti ka shkuar në 354, ndërsa janë edhe 66 raste aktive. 

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Korrani nga Pozherani për humbjen e familjares së tyre”, shkruan më tej Kadolli. 

Tutje, drejtoresha e QKMF-së u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së.