Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, nga 53 pacientët të cilët po trajtohen në këtë spital, 15 janë në gjendje të rëndë shëndetësore me COVID-19.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se tre pacientë janë në respirator, 38 janë në oksigjeno-terapi si dhe tre pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërsa nga personeli i spitalit aktualisht janë të infektuar dy mjek, katër infermierë dhe tre punëtor të shërbimeve teknike
“Tre pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 53 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, tre janë në respirator, 38 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga personeli i spitalit aktualisht janë të infektuar 2 Mjek, 4 Infermierë dhe 3 punëtor Shërbimeve Teknike”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, tutje thuhet se gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
“11 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Pesë lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, tre normale dhe dy me prerje cezariane. Kanë lindur pesë foshnje, tre të gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore. 195 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2.689 analiza, ndërsa janë kryer nëntë operacione. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 115 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 92 Rëntgen, 15 EHO dhe tetë CT-ja”, thuhet tutje në postimin e tyre në Facebook.