Ne jemi mësuar t’i vendosim shumicën e ushqimeve në frigorifer për t’i mbajtur ato të freskëta për aq kohë sa të jetë e mundur.
Por siç rezulton, kjo nuk është në të vërtetë gjëja e duhur për të bërë sepse jo të gjitha ushqimet duhet të ruhen në temperatura të ulëta, njofton Klan Kosova.
Kjo është arsyeja pse shumë nga ushqimet në frigoriferët tanë zënë vetëm hapësirë në raftet tona dhe përfundojnë duke humbur shijen dhe mikroelementet e dobishme.
Bright Side ka hulumtuar këtë temë dhe zbuloi se ruajtja e disa ushqimeve në temperaturë të ftohtë e bën pamjen dhe shijen e tyre më keq. Kjo nuk vlen vetëm për shumë përbërës individualë, por edhe për ushqime të përgatitura gjithashtu.