Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të infektuarve me COVID-19, numri i të prekurve nga ky virus ka shkuar në 13 mijë e 713.
Nga të dhënat e Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), 539 persona kanë vdekur shkak i infektimit me virusin korona.
Ndërsa, janë 9 mijë e 923 persona që kanë arritur ta mposhtin këtë virus vdekjeprurës.
Derisa, 3 mijë e 251 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.
Ndërkaq, vetëm gjatë 24 orëve në vend janë paraqitur 112 raste të reja në COVID-19 dhe 6 persona kanë ndërruar jetë nga ky virus.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 488 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 112 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 13.713 raste nga 52.157 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 539 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.923 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.251”, tregojnë të dhënat e IKSHPK-së.
Sërish Prishtina kryeson me numrin më të madh të të infektuarve.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjakovë 16 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Obiliq, Podujevë, Prizren, Rahovec dhe Vushtrri”, ka njoftuar IKSHPK.