Sot pritet të sjellën në konvikte edhe 140 persona nga Gjermania dhe Zvicra?

Këngëtari Robert Berisha, ka bërë të ditur se sot do të vijnë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë edhe shumë veta.

Konviktet e studentëve janë bërë karantinë nga  Qeveria e Kosovës për të kthyerit nga shtetet tjera, shkruan www.gazetastop.com.

“Sot do të vijnë edhe 140 të tjerë nga Gjermania dhe Zvicra”, tha Roberti në një lidhje direkte për Top Channel.

Ndryshe, të enjten janë sjellë 29 shtetas të Kosovës nga Stambolli, derisa numri i të infektuarve më koronavirus në vendin tonë ka arritur në 21 persona.