PSG ka njoftuar sot se tre lojtarë të saj kanë rezultuar me COVID-19. Ata janë: Neymar, Leandro Paredes dhe Angel DI Maria
Paris Saint-Germain ka konfirmuar tri raste pozitivë më COVID-19 para ndeshjes së parë në Ligue 1 kundër Lens.
PSG i është dhënë pushim shtesë për të startuar në sezonin 2020-21 në Francë për shkak se ata arritën në finalen e Ligës së Kampionëve.
Futbollistët e Thomas kanë pasur kohë ekstra për ta harruar humbjen e dhimbshme kundër Bayern Munichut prej 1-0 derisa udhëtimi i tyre në Lens u shty për më 10 shtator, edhe pse ndeshja ka pasur të luhet më 29 gusht.
Megjithatë, kjo ndeshje me një orar të ri tani është në dyshim për shkak të testeve të fundit në PSH për koronavirus.
Kampionët francez kanë lansuar sot një deklaratë për media ku konfirmojnë që tre lojtarë të skuadrës së tyre të parë janë infektuar me COVID-19 dhe do të karantinohen për dy javë.
“Tre lojtarë nga PSG janë konfirmuar pozitivë me Sars CoV2 dhe tashmë i janë nënshtruar protokolleve shëndetësore”, thuhet në deklaratë.
“Testeve do t’i shtrohen të gjithë të tjerët gjatë ditëve në vijim”.
Mësohet se këta tre lojtarë janë Neymar, Paredes dhe Angel Di mMaria.