131 persona shërohen nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 131 persona janë shëruar nga koronavirusi.

Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), që e ka publikuar bilancin e 24 orëve rreth COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.923 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.251”.

Kësisoj, totali i të shëruarve në vend ka shkuar në 9923.