Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 6 persona si pasojë e virusit COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Numri total i rasteve pozitive është 13.713 raste nga 52.157 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 539 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.