Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës janë të hospitalizuar 42 pacientë të cilët po trajtohen për koronavirus.
Në mesin e këtyre pacientëve, 28 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 8 të tjerë rezultuan negativë në testin për koronavirus.
Në raportin 24 orësh të këtij spitali bëhet e ditur se janë edhe 6 pacientë të cilët po presin të testohen për koronavirus.
Nga 42 pacientët e hospitalizuar në këtë spital, 25 prej tyre janë me oksigjenoterapi.
Me këtë rast, nga Spitali i Gjakovës apelojnë te qytetarët që të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.