Në Spitalin e Pejës 50 pacientë me koronavirus, 13 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 50 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit të këtij spitali, 3 pacientë janë në respirator, 36 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 192 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈ dhe 15 nga këta pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore ngase një lindje ka qenë binjake.

190 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,807 analiza, ndërsa janë kryer 5 Operacione”, thuhet në njoftim.