Fenomeni ndërkombëtar i “Netflix”, “Money Heist” (i njohur edhe si La Casa De Papel) do të rikthehet zyrtarisht për një sezon të pestë dhe të fundit.
Seriali tashmë ka thyer shumicën e rekordeve, duke mbajtur rekordin aktual të të qenurit titulli më i shikuar jo-anglez në Netflix, shkruan lajmi.net.
Edhe një herë, seriali theu të gjithë rekordet e mëparshme që vendosi. Pjesa e katërt e Money Heist arriti të grumbullojë 65 milionë shikime.
Dokumentari i këtij seriali, i publikuar më 3 prill të këtij viti, flet për rrugëtimin e serialit që nga fillimi deri këtu.
Sezoni i katërt i “Money Heist” u publikua në Netflix më 3 prill dhe përbëhej nga tetë episode. Ndërsa, në gusht është konfirmuar zyrtarisht sezoni i pestë.
Për fat të keq, u bë e ditur se ky do të jetë sezoni i fundit i këtij seriali hit. Regjosir, Alex Pina në një intervistë së fundi tha se lufta në sezonin e pestë do të arrijë nivelet më ekstreme dhe të egra, por që është gjithashtu sezoni më epik dhe emocionues.
Xhirimet e sezonit të fundit të këtij seriali kanë filluar në gusht dhe u konfirmua se në këtë pjesë do të rikthehet edhe Berlini.
Me vonesa në xhirime, sipas “Netflix”, sezoni i pestë i “La Casa De Papel” pritet të vijë në ekran të paktën deri në verën e vitit 2021. Por, e gjithë kjo varet nga rrethanat e krijuara nga pandemia.