Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar të martën, se në 24 orët e fundit kanë vdekur gjashtë pacientë me COVID-19, ndërkohë që janë shënuar edhe 93 raste të reja.
Me këtë, numri i të vdekurve nga fillimi i pandemisë është rritur në 290, derisa i të prekurve në 9.606.
Në 24 orët e fundit, janë shëruar 227 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5.441.