Kryetari i Vushtrrisë shërohet nga koronavirusi

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, është shëruar nga COVID-19. Ai ka njoftuar këtë nëpërmjet një postimi në Facebook, ndërsa ka thënë se nesër do të kthehet në punë.

Ai në postimin e tij ka treguar se ka marrë sot konfirmimin e tij nga IKSHPK-ja se është shëruar.

“Në kujdesin e mjekëve, të familjes time, e pa dyshim me ndihmën e të Madhit Zot, kjo sprovë u kalua. Lutem që kjo pandemi të kaloj sa më parë, e të gjithë të prekurve ju uroj shërim të shpejtë. Nga nesër i kthehem punëve dhe obligimeve në Komunë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.