Rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 147 raste të reja me koronavirus.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, komunat që shënuan raste të reja sot janë: Prishtina, Podujeva, Mitrovica, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Dragash, Fushë Kosovë, Pejë, Viti, Drenas, Lipjan, Skenderaj, Gjakovë, Kamenicë, Kaçanik, Malishevë, Vushtrri, Shtime, Hani i Elezit, Obiliq, Rahovec dhe Suharekë.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 38 raste, komuna Podujevë 19 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Obiliq, Rahovec dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.