Numër i madh i të shëruarve nga koronavirusi është shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se 197 persona janë shëruar.
Kësisoj, totali i të shëruarve në vend ka shkuar në 9,792.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.792 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.276”, ka bërë të ditur IKSHPK-ja.