Lionel Messi nuk ka shkuar në qendrën mjekësore të Barcelonës për ta kryer testin e PCR-së për koronavirus mëngjesin e sotëm, duke e bërë edhe më bindëse qëllimin e tij për t’u larguar nga Camp Nou.
Shumica dërrmuese e bashkëlojtarëve të Messit janë parë duke u futur në qendrën mjekësore për t’i kryer testet e Covid-19, siç kërkohet me protokollin e La Ligës, para fillimit të sezonit të ri, raporton Gazeta Express.
Lexo Edhe:
Pas rrëmujës në Barcelonë, Lautaro vendos për të ardhmen
Messi e kishte njoftuar klubin se nuk do të paraqitej për teste sot e as të hënën për stërvitje.
Barça i ftoi futbollistët e saj të paraqiten për teste para se t’i nisin stërvitjet të hënën nën urdhrat e trajnerit të ri Ronald Koeman.
Messi duhej të mbërrinte deri në orën 10:15, sipas mediave spanjolle, por nuk u paraqit.
Shoku i tij i ngushtë, Luis Suarez mbërriti i vetëm pak para orës 10:00.
Messi e njoftoi Barcelonën të martën përmes një shkrese se ka vendosur të largohet nga klubi pas 15 vjetëve pjesë e ekipit të parë.
Ai pritet t’i bashkohet Manchester City në Premierligë.