Më shumë se 25 milionë persona llogaritet të jenë të infektuar me koronavirus në gjithë botën që nga fillimi i pandemisë .
Sipas Universitetit Johns Hopkins, numri total i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 842,720 persona, shkruan CNN.
Të gjitha llogaritjet e rasteve të infektuara janë bërë që nga dhjetori i vitit 2019, që kur rasti i parë pozitiv me koronavirus u raportua në Kinë.