Anëtarët e Kabinetit Qeveritar nga AAK janë mbledhur para nisjes për në Uashington për takimin e 4 shtatorit me Serbinë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka publikuar një fotografi nga takimi që është mbajtur sonte.
Aty shihet edhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj.
“Puna në ekip, koordinimi, besnikëria ndaj interesave të Kosovës, mbesin aspektet kryesore për sukses. Sot, para takimit krucial më 4 shtator në Uashington”, ka shkruar Tahiri.
Ndryshe, në Uashington bashkë me Hotin pritet të udhëtojnë edhe gjashtë zyrtarë të tjerë.