Shputat shpesh janë në rrezik, sepse kanë detyrë serioze të bartjes së gjithë trupit
Në shputa gjenden receptorët nervorë të cilët shkojnë në trup deri në brendësi të organeve.
Me ngrohjen e shputave mund të forcojmë shëndetin dhe të përmirësojmë imunitetin, transmeton Telegrafi.
Mjekët e mjekësisë tradicionale orientale besojnë që dushi shputat mund t’i ngrohë dhe ta relaksojë gjithë trupin dhe të ndihmojë në eliminimin e shumicën e problemeve femërore.
Ato mund të ndihmojnë në luftë kundër sterilitetit, disfunksionit seksual, problemeve në menopauzë, ciklit të çrregullt dhe dhembjeve gjatë menstruacioneve.
Bëni dush për shputa në atë mënyrë që një legen ta mbushni me ujë të nxehtë (nga 38 deri në 42 gradë Celsius).
Pranë legenit vendosni një gotë ujë të vluar, në mënyrë që gradualisht ta shtoni, meqenëse uji në legen gradualisht ftohet.
Shputat ngrohni prej 20 deri në 30 minuta çdo mbrëmje.
Për ta zgjidhur problemin me ftohjen dhe gripin, në ujë shtoni një lugë xhenxhefil të bluar.
Për të pastruar organizmin dhe për të normalizuar sheqerin në gjak, në këtë ujë shtoni një lugë kripë dhe sodë bikarbonati.
Kur t’i nxirrni këmbët nga uji i nxehtë, mbështillni me peshqir dhe vishni çorape të ngrohta edhe rreth dyzet minuta, në mënyrë që e gjithë nxehtësia në mënyrë të barabar të “shpërndahet” në trup.