Një i ri nga Komuna e Dragashit dyshohet se ka vdekur në një liqen, i cili ndodhet në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut.
Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Rreth orës 14:30 minuta të ditës së sotme, dyshohet se ka humbur jetën në liqenin që ndodhet në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut, një i ri nga një fshat i Komunës së Dragashit”, ka thënë Osmanollaj.
Detaje të tjera lidhur me rastin ende nuk dihen.