Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 119 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
Më së shumti raste pozitive ka regjistruar Komuna e Prishtinës, gjithsej 36, pastaj e Gjilanit me 14 raste dhe e Vushtrrisë me 10 raste.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Skenderaj 9 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Shtime, Suharekë dhe Viti”, njofton IKSHPK-ja.