Vetëm një i vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Pas shumë javësh, vjen lajmi i mirë i rënies së vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë. Brenda 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me COVID-19 ka humbur jetën një person.

Lajmi është bërë i ditur përmes bilancit 24 orësh, i publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv ”, njofton IKSHPK.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 119 raste të reja me COVID-19 dhe 154 të shëruar.