Mbrëmë një person ka raportuar në Polici se kanë tentuar ta vrasin tre të tjerë, në ora 21:20.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person është goditur nga një automjet e pastaj është rrahur nga tre të dyshuar, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
I riu është goditur fillimisht nga vetura “Golf” me ngjyrë të hirit. Pasi që është goditur, nga vetura kanë dalë tre persona të cilët e kanë rrahur atë.
Nuk raportohet për të arrestuar.
Në PK ky rast është iniciuar “Tetim Vrasje”
“Rr. Nazim Gafurri, Prishtinë 26.08.2020-21:20. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se fillimisht është goditur nga një automjet e më pas është goditur nga tre të dyshuar të panjohur të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim.
Më pas viktima është marrë nga autoambulanca dhe është dërguar për trajtim në Emergjencën e SHSKUK-së. Pas trajtimit mjekësor ai është intervistuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetimet, forenzika e stacionit dhe hetimet rajonale.