Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot dhe nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë.
“Nuk parashikohen reshje të asnjë forme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius”.
“Indeksi UV vazhdon të jetë i lartë, prandaj kujdes orëve të mesditës, sepse kontakti direkt me këto rreze shkakton pasoja te një shtresë e popullatës me probleme të sëmundjeve kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, bën me dije IHMK.