Edhe një polic kosovar vdes nga koronavirusi

Ka vdekur zyrtari policor i Kosovës me prejardhje nga Peja, Ali Çelaj.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas njoftimit, Çelaj ka qenë i infektuar me virusin Covid-19.

Edhe disa policë të tjerë kanë vdekur gjatë javëve të kaluara nga koronavirusi në vend.

Gjithsej 498 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në Kosovë deri më tani.

Me koronavirus janë infektuar 12.981 persona, ndërsa janë shëruar 9.085 veta.