Mikrobiologu Lul Raka ka folur për shtimin e rasteve me Covid-19 në Kosovë, pas lehtësimit të masave kufizuese.
Raka ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se epiqendra e përhapjes së koronavirusit kanë qenë baret dhe restorantet me grumbullim.
Në shtimin e infektimeve, sipas Rakës, kanë kontribuuar shumë edhe grumbullimet familjare.
“Nuk janë ndalur dasmat. Ndejat nuk janë ndalur”, ka thënë ai.