Likaj: Mësuesit që kanë probleme shëndetësore nuk janë të obliguar të punojnë

Ministri i Ministrisë së Arsimit Shkencës, Ramë Likaj, pas një mbledhje që mbajti me SBASHK’un, IKSHPK’në dhe përfaqësuesit e MSH’së, bëri të ditur se fillimi i vitit të ri shkollor do të shtyhet për datën 14 shtator. Ndër tjerash, ministri tha se mësuesit që kanë probleme shëndetësore nuk janë të obliguar të punojnë.

Pas takimit, në një konferencë për media, ministri Likaj tha se është vendosur që mësuesit me probleme shëndetësore nuk janë të obliguar të punojnë për shkak të rrezikshmërisë për së infektimit me Covid-19. 

“Mësimdhënësit që kanë probleme shëndetësore nuk janë të të obliguar të paraqiten në procesin mësimor. Kjo për shkak të rrezikshmërisë së infektimit me Covid-19, andaj pakoja buxhetore e aprovuar nga Qeveria e Kosovës mbulon shpenzimet”, është shprehur Likaj. 

Tutje ai tha se mësimi është shtyer me qëllim që të kujdesemi për personelin të shkollave, nxënësve dhe qytetarëve në përgjithësi. 

“Nuk jemi duke e shtyrë fillimin e vitit shkollor për shkak se kemi ndonjë koment me ndonjë tjetrin. Qëllimi është vetëm të kujdesemi për shëndetin e personelit të mësimdhënësve dhe të shkollave, nxënësve dhe qytetarëve në përgjithësi”, ka thënë Ministri Likaj.