Rreth 200 raste aktive me koronavirus në Komunën e Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar për bilancin rreth koronavirusit në këtë komunë.

Kështu deklaroi Haziri pas takimit të Komitetit të Gjilanit për menxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Për pesë muaj, kemi shënuar 804 raste pozitive në total, janë shëruar 604 persona, raste aktive janë 169, të hospitalizuar i kemi 48 persona, mostra në pritje janë 37, derisa fatkeqësisht 31 gjilanas e kanë humbur betejen me COVID-19. Ju lutem shumë, kujdesuni e mos u bëni për kujdes intenziv. Virusi nuk të pyet kush je, të merr me vetë nëse nuk je i kujdesshëm”, ka thënë Haziri.

Në këtë komunë sot janë konfirmuar 15 rasteve të reja pozitive gjatë 24 orëve.