Zemaj: IKSHPK-ja do të rrisë kapacitetet për testime

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike do të rrisë do të rrisë kapacitetet për testime për koronavirus.

Zemaj këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook ku edhe njoftoi se është takuar me drejtuesit e agjensioneve që veprojnë në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë si: Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike/IKSHPK, Inspektorati Shëndetësisë dhe ai Farmaceutik, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, Sistemi Informativ Shëndetësor/SISH, SHSKUK-ja, etj.

” Biseduam për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe ngritjen e përgjegjësisë së ofruesve të shërbimeve shëndetësore. Nga drejtuesit e agjensionëve kërkova që palët e përfshira në sektorin shëndetësor të punojnë me përgjegjësi, llogaridhënie, profesionalizëm. Inspektoratet përkatëse të vazhdojnë monitorimin, inspektimin, këshillimin, rekomandimin dhe marrjen e masave ligjore ndaj të gjitha institucioneve shëndetësore, sipas ligjit”.

“Biseduam edhe për funksionimin e IKSHPK, ku po bëhet një punë mbinjerëzore. IKSHPK do të rris kapacitetet për testime dhe do të decentralizohet procesi i testimeve edhe në QRSHP në qytetet e mëdha. Së bashku të angazhuar për një popullatë të shëndosh!”, shkruan ai.