42 pacientë janë me oksigjenoterapi në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 59 pacientë me COVID-19, prej tyre 42 janë me oksigjenoterapi.

Në raportin e spitalit thuhet se 1 pacient është me respirator dhe 17 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit 5 pacientë janë shëruar nga COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe 165 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.

Njoftimi i plotë:

5 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 59 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacient është në Respirator, 42 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 165 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezarianr. Kanë lindur 6 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore
191 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,976 analiza, ndërsa janë kryer 8 operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 140 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 104 Rëntgena, 21 EHO dhe 15 CT-ja.