Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ish-qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.
Molliqaj ka thënë se VV luftën kundër korrupsionit e ka bërë vetëm me fjalë dhe nuk i ka kritikuar oligarkët.
“Nuk ka prodhuar ndryshe prej asaj që kam pritur, përveç që e ka shpërfaq atë që e kam prit. Shumë njerëz e kanë parë pozitivisht (qeverinë Kurti), por një prej kritikave ka qenë cenimi demokracisë”, ka deklaruar Molliqaj në TV Dukagjini.
Ai ka thënë se ish-qeveria Kurti dy herë ka shkelur kushtetutën për 45 ditë sa ishte në qeveri, dhe kjo sipas tij është shqetësuese
Molliqaj tha se VV edhe pse deklarohet e majtë, ajo të gjithë ministrat i ka pasur të djathtë.