Dje në Fushë-Kosovë një punëtor ka marrë lëndime në vendin e punës. Ai ka rënë nga kati i tretë, në një ndërtesë ku ishte duke punuar.
“Viktima, punëtor i një kompanie, derisa ishte duke punuar, ka rënë nga kati i tretë i ndërtesës, me ç ‘rast ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Tutje, theksohet se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Siguria dhe shëndeti i punëtorëve në vendet e punës, vazhdon të mbetet problem në vendin tonë.