Me anë të një postimi në Facebook Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, sëbashku me Ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, i kanë bërë një apel të gjjthë shqiptarëve në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës për ta mbështetur Listën Shqiptare dhe ruajtur projektin euroatlantik të Malit të Zi.