Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 4 persona si pasojë e virusit COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes një njoftimi për media.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Numri total i rasteve pozitive është 12.840 raste nga 48.743 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 492 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.