Policia i ka arrestuar ata mbi dyshimet se kanë rrëmbyer një vajzë në Lipjan.
Arrestimi i tyre është bërë në bulevardin “Xhorxh Bush”, afër objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për Gazetën Express se pasi kanë marrë informacione, kanë ndaluar një veturë, brenda të cilës ndodheshin tre të dyshuar dhe një vajzë.
”Policia ka pranuar informatën se dyshohet që një person (femër) është rrëmbyer në Lipjan dhe të dyshuarit kanë lëvizur me një veturë në drejtim të Prishtinës. Njësitet policore, konkretisht ato për reagim të shpejt të rajonit të Prishtinës, menjëherë pas pranimit të kësaj informatë kanë arrit që ta identifikojnë në rr. Xhorxh Bush në Prishtinë e kanë ndaluar veturën e dyshimtë, me ç’rast 3 persona të dyshuar dhe një femër e moshës se re është shoqëruar në Polici për verifikime të mëtejme dhe sqarim nëse bëhet fjalë për ndonjë veprim të kundërligjshëm. Është njoftuar edhe stacioni policor në Lipjan të cilët do të asistojnë në trajtimin dhe sqarimin e rrethanave të mëtejme lidhur me rastin”, ka thënë Hoxha.