Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, nuk ka pranuar të flas se cili është qëndrimi i tij, lidhur me inicimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Ai u pyet edhe për atë se cili ka qenë qëndrimi i tij, gjatë mbledhjes së kryesisë.
“Sot edhe një herë po iu rikujtoj jemi për qytetarët. Ju lus për mirëkuptim që të na leni të fokusohemi tek kjo”, tha ai gjatë konferencës së përbashkët me ministrin nga radhët e VV-së, të Shëndetësisë, Arben Vitia.