Kosova pritet që më 6 shtator të luajë kundër Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” mirëpo kjo gjë siç duket mund të ndryshojë.
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka treguar se kjo ndeshje mund të zhvendoset në Itali.
Arsye për këtë sipas Ademit është koronavirusi mirëpo ai tregoi është duke u punuar që të mundësohet zhvillimi i kësaj ndeshje në Kosovë.
Po ashtu Kosova më 3 shtator do të përballet me Moldavinë në Parma të Italisë.